Dyqan Online
për blerjen e pjesëve për makina

Jepini vetes siguri me shërbimin tonë si dhe përfitoni nga ofertat e shkëlqyera të çmimeve.

Një ekip
i dedikuar ndaj jush

Ne përkushtohemi për tu ofruar klientëve tanë pjesë me cilësi të lartë dhe shërbim klienti të pakrahasueshëm.

Klientët
të kënaqur

Reputacioni që ne kemi ndërtuar nëpërmjet përshtypjeve pozitive të tyre është treguesi më i mirë i asaj që ka më shumë rëndësi për ne – një shërbim i mirë.

Shërbimet që Ofrojmë

Bli një pjesë për makinën tënde

Sot ju keni akses në stokun kryesor të Pikave të Grumbullimit të pjesëve për makina në Shqipëri, krejtësisht të digjitalizuar !!
Futuni në commerce-n tonë, zgjidhni modelin e makinës tuaj dhe zgjidhni pjesën që ju nevojitet nga filtrat e kërkimit.
Kontaktoni drejtpërdrejt me pikën nëse keni nevojë për informacione / sqarime të mëtejshme.

Porosit një pjesë për makinën tënde

Nëse nuk gjeni pjesën e nevojshme për automjetin tuaj në e-commerce-n tonë, ju lutem regjistroni një mesazh zanor me përshkrimin e asaj që ju nevojitet dhe nëse doni të shtoni disa fotografi. Leko do të kërkojë dhe do t’a sigurojë atë për ju.

Kërko një mekanik

Si mund të zgjidhni mekanikun e duhur për të riparuar makinën tuaj?
Strukturimi i mekanikëve nga Leko bëhet në varësi të disa kritereve : cfarë makinash janë të specializuar për të riparuar? A janë ata kompetentë në fushen elektronike apo në riparim motorri? Cfarë mjetesh të dedikuara diagnostikuese kanë? Ku ndodhen dhe sa punëtorë apo sa ura kanë?

Raporto një problem me makinën tënde

Po kërkoni dikë të specializuar për të rregulluar problemin e makinës suaj?
Plotësoni modulin tonë duke shpjeguar difektin apo gjendjen e automjetit: mekanikët do ju përgjigjen duke ju ofruar suport!

Shërbim logjistike

Vendosni nëse doni të përfitoni nga shërbimi jonë logjistik ose të merrni personalisht pjesën në pikën ku ajo gjendet!

Politika e kthimit

Ti mund të kthesh pjesën tënde tek shitësi respektiv në rast se ajo shfaq probleme.

Lekotech

Rreth Nesh

Francesco Carbone (Menaxheri zviceran / italian i projektit ) takohet me Ledjon Agalliu (Inxhinier Elektronik shqiptar) në eventin “First Business Matching” në Tiranë, në Tetor 2017.
Lekotech lindi në atë moment: kur 2 persona patën të njëjtën dëshirë për të krijuar diçka dhe të njëjtat qëndrime për t’u lidhur me njerëzit.

Elton Ngjela (CTO & Solution Architect) dhe Nikolin Ngjela (Software Developer), ishte vlera e shtuar për grupin: origjinaliteti dhe bujaria janë gjithmonë të mirëseardhura.

Did you know that

We are supported by these very important entities

Coming Soon

 

 

 

 

 

 

 

Coming Soon

Jemi ekspertë
në këtë fushë

Ofrimi i zgjidhjeve të plota dhe efikase  është kompetenca jonë kryesore.

  • Organizim dhe Digjitalizim i stokut tuaj
  • Informacion i plotë rreth pjesëve dhe përputhshmërisë së tyre me automjetet.
  • Analizim i biznesit tuaj dhe propozime për strategji zgjerimi
  • Ju do të keni akses në mjedisin tonë të zinxhirit të furnizimit: ju do të përfitoni nga disa subjekte (shitesit e pjeseve, mekanikë, shitësit e makinave ...) që veprojnë në biznesin e automjeteve dhe që kanë mijëra klientë.

Rëndësia e Pikave të Grumbullimit të Makinave jashtë Përdorimit

Pikat e grumbullimit të makinave janë ato që lejojnë ripërdorimin e pjesëve të makinave dhe që bëjnë të mundur riciklimin e materialeve si metalet, plastika, goma etj. 6 milionë makina çmontohen çdo vit në Evropë, duke gjeneruar 9 milion ton mbeturina : a mund të imagjinoni ndikimin në mjedis pa varrezat e makinave të cilat  ndajnë dhe grumbullojnë siç duhet këto materiale?

Nga pikëpamja e shoferëve apo mekanikëve, varrezat e makinave janë vendi ku mund të gjejnë pjesë rezervë origjinale me një çmim mjaft të lirë. Misioni i Leko-s është që t’i shërbejë  varrezave të makinave me zgjidhjen e duhur, në mënyrë që klientët të gjejnë lehtësisht pjesët që u nevojiten, duke garantuar çmimin dhe cilësinë.

Por jo vetëm kaq: dëshirojmë të kontribuojmë në eliminimin e katastrofës mjedisore që ndodh sot në të gjithë Shqipërinë.

LEKO

Probleme dhe Zgjidhja e tyre

Jeni shofer ose riparues makinash? A keni provuar ndonjëherë të gjeni pjesët e nevojshme për makinën tuaj? Humbje e parave dhe kohës?
Pas 1 viti e gjysëm  zhvillim, Lekotech u siguron Pikave të Grumbullimit të Makinave Jashtë Përdorimit  një softuer të plotë për të digjitalizuar pjesët në gjendje pune që mund të ripërdoren dhe për të menaxhuar plotësisht biznesin e tyre.
Tani klientët mund të gjejnë lehtësisht  pjesët që kanë nevojë, të shikojnë çmimin dhe të përfitojnë nga shërbimi logjistik Lekotech!

Eksperiencat e klientëve tanë

  • Shumë i kënaqur me konceptin e Lekotech. Magazina ime tashmë është e organizuar mirë dhe punonjësit e mi mund t’i aksesojnë lehtë pjesët në një kohë shumë të shkurtër.

    E. Osmani

Kontaktoni Lekotech

Ju lutemi plotësoni formularin dhe shtypni butonin submit.