Sot ju keni akses në stokun kryesor të Pikave të Grumbullimit të pjesëve për makina në Shqipëri, krejtësisht të digjitalizuar !!
Futuni në commerce-n tonë, zgjidhni modelin e makinës tuaj dhe zgjidhni pjesën që ju nevojitet nga filtrat e kërkimit.
Kontaktoni drejtpërdrejt me pikën nëse keni nevojë për informacione / sqarime të mëtejshme.
Si mund të zgjidhni mekanikun e duhur për të riparuar makinën tuaj?
Strukturimi i mekanikëve nga Leko bëhet në varësi të disa kritereve : cfarë makinash janë të specializuar për të riparuar? A janë ata kompetentë në fushen elektronike apo në riparim motorri? Cfarë mjetesh të dedikuara diagnostikuese kanë? Ku ndodhen dhe sa punëtorë apo sa ura kanë?
Francesco Carbone (Menaxheri zviceran / italian i projektit ) takohet me Ledjon Agalliu (Inxhinier Elektronik shqiptar) në eventin “First Business Matching” në Tiranë, në Tetor 2017.
Lekotech lindi në atë moment: kur 2 persona patën të njëjtën dëshirë për të krijuar diçka dhe të njëjtat qëndrime për t’u lidhur me njerëzit.
Elton Ngjela (CTO & Solution Architect) dhe Nikolin Ngjela (Software Developer, Consultant) , ishte vlera e shtuar për grupin duke u bashkuar dhe plotësuar ekipin e bashkëthemeluesve!
Rëndësia e Pikave të Grumbullimit të Makinave jashtë Përdorimit
Pikat e grumbullimit të makinave janë ato që lejojnë ripërdorimin e pjesëve të makinave dhe që bëjnë të mundur riciklimin e materialeve si metalet, plastika, goma etj. 6 milionë makina çmontohen çdo vit në Evropë, duke gjeneruar 9 milion ton mbeturina : a mund të imagjinoni ndikimin në mjedis pa varrezat e makinave të cilat ndajnë dhe grumbullojnë siç duhet këto materiale?
Nga pikëpamja e shoferëve apo mekanikëve, varrezat e makinave janë vendi ku mund të gjejnë pjesë rezervë origjinale me një çmim mjaft të lirë. Misioni i Leko-s është që t’i shërbejë varrezave të makinave me zgjidhjen e duhur, në mënyrë që klientët të gjejnë lehtësisht pjesët që u nevojiten, duke garantuar çmimin dhe cilësinë.
Por jo vetëm kaq: dëshirojmë të kontribuojmë në eliminimin e katastrofës mjedisore që ndodh sot në të gjithë Shqipërinë.
Jeni shofer ose riparues makinash? A keni provuar ndonjëherë të gjeni pjesët e nevojshme për makinën tuaj? Humbje e parave dhe kohës?
Pas 1 viti e gjysëm zhvillim, Lekotech u siguron Pikave të Grumbullimit të Makinave Jashtë Përdorimit një softuer të plotë për të digjitalizuar pjesët në gjendje pune që mund të ripërdoren dhe për të menaxhuar plotësisht biznesin e tyre.
Tani klientët mund të gjejnë lehtësisht pjesët që kanë nevojë, të shikojnë çmimin dhe të përfitojnë nga shërbimi logjistik Lekotech!
Ju lutemi plotësoni formularin dhe shtypni butonin submit.