Mjedisi

Aktivitetet e shkatërrimit të makinave kontrollohen  rreptësisht nga neni 100 i Kushtetutës dhe neni 32 i ligjit nr 10 463 sipas “Vendimit Nr. 705, datë 10.10.2012”: kushdo që nuk ndjek këto rregulla kufizuese dënohet me arrestim dhe me gjoba të rënda.

Është e lehtë për t’u kuptuar: kur një makinë  çmontohet, mbledhja e naftës, acideve, zhivës, gazrave të ngjeshur etj., janë thelbësore për të shmangur ndotjen e mjedisit.

Për fat të keq, në Shqipëri jemi larg këtij rezultati.

NORMATIVA

2000/53/CE:

Vendimi Nr. 705, datë 10.10.2012: 

Rregullat Kryesore

Nga 1 janar 2015, për të gjitha automjetet të cilat kanë përfunduar ciklin e tyre të përdorimit, përqindja e ripërdorimit dhe rikuperimit është të paktën 95% e peshës mesatare për automjet.

Është i lejuar tregtimi i pjesëve  “të rikuperuara” me përjashtim të atyre që lidhen me sigurinë e automjetit (të identifikuar në Shtojcën III).

Prodhuesit e automjeteve janë përgjegjës për automjetet që kanë konsumuar ciklin e përdorimit, duke organizuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, në baza individuale ose kolektive, një rrjet të “qëndrave të grumbullimit” të shpërndara në mënyrë të përshtatshme në të gjithë vendin.

Kushdo që kryen aktivitete për menaxhimin e automjeteve të cilat kanë plotësuar ciklin e përdorimit dhe të mbetjeve që konsistojnë në komponentë relativ dhe materiale në kundërshtim me pajtimet dhe detyrimet, dënohet me arrest nga gjashtë muaj në dy vjet dhe me gjobë prej 3,000 euro deri në 30,000 euro.

Materialet që lirohen në mjedis nga shkatërrimi i makinave

 

VAJRA

 

ACIDE

 

MËRKUR

 

GAZE TË NGJESHUR

 

LËNGJE

 

QELQ

 

GOMË

 

PLASTIKË

 

LËKURË

 

RROBË

 

PARAKOLPE

 

KROSKOTE

 

SERBATOR

 

KATALIZATORË

 

GOMA

 

HEKUR

 

ALIAZH METALESH

 

BAKËR

 

ALUMIN

 

MAGNEZ

Vajrat: Vaji nga motorët e makinave është jashtëzakonisht ndotës ndaj mjedisit dhe duhet të trajtohen në mënyrë të përshtatshme dhe jo të hidhen në landfille ose vende që mund të ndotin ujërat nëntokësore dhe mbitokësore.
Mjafton një litër vaj për të ndotur një milion litra ujë . Edhe pse vaji është i pistë, mund të pastrohet dhe ri-përdoret për tu përdorur në produkte të tjera.

Metale: Një makinë mesatare përmban më shumë se një ton metale, kështu që fakti që ricikluesit e makinave janë prirur historikisht të përqendrohen në pjesët metalike të makinave  nuk duhet të na befasojë.
Pasi një makinë të jetë cmontuar, shumica e pjesëve metalike mund të ndahen magnetikisht nga materialet e tjera të riciklueshme, të shkrihen dhe të transformohen në një fletë të re metali, pa humbur cilësinë.
Metalet e ricikluara mund të përdoren për qëllime të ndryshme, duke përfshirë makinat, materialet e ndërtimit me një kosto të ulët, në aspektin e energjisë, burimeve, apo të prodhimit të artikujve të njëjtë me shkrirjen e metaleve.

Qelqi: Për qëllime sigurie, xhami i automjeteve zakonisht është i temperuar, gjë që tradicionalisht e ka bërë të vështirë riciklimin.
Megjithatë, teknikat e riciklimit janë përmirësuar gjatë viteve, duke qenë që qelqi është një pjesë themelore e riciklimit të makinave.
Qelqi i ricikluar, i thyer në copa më të vogla, i njohur si “shi”, shkrihet në një temperaturë më të ulët sesa rëra e silicit dhe materiale të tjera të papërpunuara që nevojiten për të prodhuar xhamin nga e para.
Rrjedhimisht, përdorimi i xhamit të ricikluar të automjeteve jo vetëm që zvogëlon sasinë e qelqit që hyn në landfille, por kursen energji dhe redukton ndotjen e ajrit dhe ujit. Për më tepër, qelqi mund të riciklohet pa pushim.

Pjesët plastike: Në ditët e sotme, në makina përdoren dhjetra plastika të forta dhe të lehta, kështu që ripërdorimi i pjesëve plastike të makinave, si kroskot, pjesa e brendshme dhe kështu me radhë, është një arsye tjetër e fortë për të ricikluar makinën tuaj.
Një makinë mesatare përmban deri në 200 kg pjesë plastike, kryesisht të shkrira me njëra tjetrën, të cilat mund të ndahen, të copëtohen në zinxhir molekulash  të quajtur polimere.
Riciklimi i plastikës mban materiale të vlefshme të papërpunuara jashtë lanfilleve dhe u lejon atyre të ri-përdoren në produkte të tilla si pjesë të ricikluara për makina, mobiljet për shtëpi dhe aksesorë kopshtit, ndër të tjera.

Bateritë e makinave: Riciklimi i baterive të makinave me acid plumbi parandalon lëshimin e acidit sulfurik dhe plumbit në mjedis.
Plumbi është substancë toksike me rrezikshmëri të lartë dhe shkakton probleme shëndetësore si dëmtimi i trurit dhe veshkave.