• Gjeni pjesën që ju nevojitet vetëm duke plotësuar kriteret e filtrit. Përdorni dokumentin e regjistrimit të makinës për të gjetur karakteristikat e saj si dhe Fjalorin tonë për të gjetur emrin e saktë të pjesës që ju nevojitet!
• Përzgjidhni pjesën që ju nevojitet dhe bisedoni në chat me një përfaqësues tonin në rastet kur ju nevojitet ndihmë.
• Porosisni pjesën tuaj: shërbimi logjistik është i përfshirë.
• Merrni pjesën tuaj : ju do ta merrni atë në orarin e paracaktuar. Sidoqoftë, ju mund të monitoroni vazhdimisht vendndodhjen e saj.
• Kontrolloni pjesën tuaj dhe në rast të ndonjë defekti ju lutemi na kontaktoni përmes emailit info@lekotech.com.
Qindra mekanikë ushtrojnë aktivitetin e tyre në të gjithë Shqipërinë, secili me kompetenca, pajisje apo aftësi të ndryshme.
Lekotech kategorizon mekanikët në bazë të kompetencave, vendndodhjes, kritereve të dimensionit.
Ju lutemi zgjidhni mekanikun që ju përshtatet duke përdorur filtrat tanë.
Pikat e grumbullimit të makinave janë të vendosura në zona të caktuara të Shqipërisë, dhe marrja e pjesëve nënkupton humbje parash dhe kohe.
Lekotech nuk siguron vetëm një mjet të duhur për të gjetur pjesën tuaj, por menaxhon shërbimin logjistik të dedikuar duke ju sjellë pjesën maksimumi brenda 2 ditësh!
• Plotësoni modulin përkatës.
• Futni të dhënat e automjetit siç kërkohet në modul.
• Bëni një përshkrim të pjesës siç kërkohet në modul.
• Nëse e keni pjesën që doni të ndërroni, ngarkoni fotot e saj nga kënde të ndryshme (maksimumi 3), duke inkuadruar kodet e shkruara në të.
Shpesh është shumë e vështirë për një mekanik të zbulojë origjinën e problemeve të një makine.
Ju lutemi të plotësoni modulin me një përshkrim të problemit të automjetit tuaj. Ne do e shpërndajmë këtë raport tek mekanikët dhe kështu ata do mund të ofrojnë shërbimin e tyre.
Ti mund të kthesh pjesën tënde tek shitesi respektiv në rast se ajo shfaq probleme.
Leko do të vijë menjëherë për të bërë tërheqjen e pjesës problematike dhe do të të rikthejë paratë e tua (posta e përfshirë), me përjashtim të një shume të vogël të llogaritur sipas cmimit të pjesës.
5 euro nëse pjesa kushton nga 1-50 euro.
10% të vlerës nëse pjesa kushton nga 51-250 euro.
25 euro fikse nëse cmimi i pjesës është mbi 250 euro.